Vendosni fjalën kyçe....

Java e Modës zhvendoset në burgun e sigurisë së lartë në San Paulo (FOTO)


Java e Modës në San Paulo zakonisht zhvillohet në vendet më magjepsëse dhe me dizanjerët më në emër, por jo këtë radhë.

Të mërkurën, u treguan veshjet e stiluara nga dizajnerë të panjohur dhe në burgun e sigurisë së lartë të Adriano Marrey.

BBC” shkruan se në oborrin e burgut u inskenua një pasarelë, ndërsa modelet tregonin pjesët e punuara me grep dhe me ngjyra të ndryshme.

Stilistët ishin ulur rreth mureve duke admiruar punën e njëri-tjetrit. Ndërsa disa të tjerë po përfundonin krijimet e tyre.

Ata vendosën që rrobat të kishin shumë ngjyra për të thyer ngjyrën gri të mureve të burgut.

Shfaqja e pazakontë është pjesë e një projekti për rehabilitimin e të burgosurve duke i mësuar ata të thurin me grep. Ky program zhvillohet prej tre vjetësh dhe është ideja e stilistit brazilian Gustavo Silvestre.

Të burgosurve, që i bashkohen programit, i ulet dënimi me nga një ditë për çdo 12 orë kurs që bëjnë.

Shumë nga të burgosurit po vuajnë dënime për krime si trafikim droge apo vjedhje. Një prej tyre është Felipe Santos da Silva, i cili i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se thurja me grep “më qetëson, më ndihmoi të kapërceja pirjen e duhanit dhe përdorimin e drogës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *