Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Ramës përjashtohet nga Partia Laburiste në Britani


Ish-këshilltari i ngushtë i Tony Blair, Alastair Campbell është përjashtuar nga Partia Laburiste në Britaninë e Madhe.

Shkak për përjashtimin e këshilltarit të kryeministeit Rama është bërë vota për Liberal Demokratët në zgjedhjet për në Parlamentin Europian.

Alastair Campbell, njihet si një aktivist i rëndësishëm për një referendum tjetër të Brexit ndërsa pas përjashtimit u shpreh se ndihej “i trishtuar dhe i zhgënjyer”.

Campbell  tha se votoi Liberal Demokratët  nbë mënyrë që të bindte Laburistët që të bënin gjënë e duhur, duke shtuar se do jetë përherë një laburist.

Një zëdhënës i Partisë Laburiste tha se mbështetja e një partie tjetër ishte “e papajtueshme për anëtarët”.

Campbell zbuloi se kishte votuar Liberal Demokratët gjatë natës së zgjedhjeve që u transmetua nga BBC, të dielën në mbrëmje.

Ai pohoi se vendimi ishte “në kontrast me epokën tonë” kur Tony Blair u shty për të larguar nga drejtimi i partisë kreun aktual të saj Jeremy Corbyn, për votën e tij kundër partisë, por kryeministri i atëhershëm tha jo.

Ai shtoi gjithashtu se; “ishte e vështirë të mos tregoja ndryshime në mënyrën se si janë trajtuar rastet antisemitizëm” në ditën kur Komisioni për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut nisi një hetim mbi pretendimet në parti.

Cila ka qenë karriera e Campbell

Campbell ka qenë një gazetar politik përpara se të fluturonte në majën e Whihehall (Rrugë në Londër ku ndodhet godina e qeverisë dhe ministrive të Britanisë së Madhe) si anëtar kyç i stafit të kryeministrit laburist në 1994.

Ai shërbeu si sekretar shtypi i Blair deri në vitin 2000 dhe ishte një figurë e diskutueshme, e përfshirë thellë në politikë, përfshirë këtu edhe Luftën në Irak.

Që prej largimit nga qeveria ai është shprehur publikisht lidhur me betejat e tij kundër depresionit dhe alkoolizmit dhe punon me një numër të organizatave bamirëse.

Ai është redaktor i revistës “The New European” dhe bën fushatë për Votën e Popullit (People’s Vote), një organizatë që bën thirrje për një tjetër referendum për Brexit. / Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *