Pekini po konsideron një ndalim për eksportin e metaleve të rralla të tokës në SHBA, ka deklaruar kryeredaktori i medias së lidhur me shtetin kinez, Global Times, duke paralajmëruar se kjo nuk mund të jetë masa e fundit hakmarrëse nga Kina, teksa lufta tregtare po përshkallëzohet.
Raportet se Kina mund të përdorë embargon kanë qarkulluar për javë të tëra. Nëse zbatohet, masa mund të jetë me të vërtetë e dëmshme për Uashingtonin, pasi pothuajse nuk ka burime alternative për elementet që përdoren në një gamë të gjerë të industrive, nga teknologjia e lartë tek ushtria.
“Bazuar në atë që di, Kina po konsideron seriozisht kufizimin e eksporteve të materialeve të rralla të tokës në SHBA. Kina gjithashtu mund të marrë kundërveprime të tjera në të ardhmen.” – tha Hu Xijin.
Një vizitë rutinë nga Presidenti Xi Jinping në një minierë kineze të lëndëve të rralla javën e kaluar erdhi mes tensioneve në rritje midis dy vendeve dhe pak kohë pasi SHBA-ja vuri në listën e zezë kompaninë Huawei.
Metalet e rralla të tokës janë minerale thelbësore që përdoren në industrinë ushtarake, hapësirën ajrore dhe elektronike. Kina kontrollon rreth 85-95% të gjithë prodhimit dhe furnizimit të lëtyre materialeve.