Vendosni fjalën kyçe....

Meta për taksën në rrugën e Kombit: Duhet të rivlerësohet, është bezdisëse


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

Meta, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Kjo rrugë është investim monumental. Fakti që kjo rrugë është bërë, ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po të mendojmë se ku ishim para njëzetë apo dhjetë vitesh kur 90% e shqiptarëve duhet të udhëtonin nga Maqedonia për të ardhur në Kosovë, apo për të shkuar në Shqipëri”-deklaroi Meta.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë është momenti që të rivlerësohet taksa e Rrugës së Kombit, e jo të vendosen reciprocitete Kosovë-Shqipëri.

E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *