Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret delegacionin e SHBA-së, diskutuan për zgjidhjen e krizës


Këtë të martë, presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur një delegacion të stafeve drejtuese të Senatit e Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut.

Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca ka publikuar temat që kanë qenë në fokus të takimit.

Meta ka diskutuar me delegacionin e SHBA-së në Tiranë për zgjidhjen sa më shpejt të krizës politike dhe rolin që ka Shqipëria në rajon dhe më gjerë si faktor stabiliteti.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga z.Damon Wilson.

Presidenti Meta njohu delegacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europian, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA.

Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *