Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni policor në veri të Kosovës, arrestohen 19 zyrtarë për kontrabandë


Policia e Kosovës, zhvilloi sot një operacion rutinë në disa rajone të Veriut të Kosovës si dhe në Skënderaj dhe Drenas.

Forcat policore hynë edhe në komunat e Veriut me shumicë serbe, si në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, në Mitrovicën e Veriut dhe në Mitrovicën e Jugut.

Sipas mediave në Kosovë gjatë operacionit janë plagosur edhe 3 policë, dy në Mitrovicë dhe një në Zubin Potok.

Sipas policisë, deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë serbë, por edhe shqiptarë e boshnjakë që shërbenin në Policinë e Kosovës në këto rajone. Gjithsej u ndaluan 19 zyrtarë policorë dhe disa qytetarë.

 Të gjithë të arrestuarit dyshoheshin për veprimtari të paligjshme, kryesisht kontrabandë mallrash.

Operacioni i Policisë së Kosovës në Veri të vendit, ka tensionuar Beogradin. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se ushtria serbe është e gatshme të ndërhyjë në territorin e Kosovës, për të mbrojtur serbët që jetojnë atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *