Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk. Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit. I riu me inicialet E.M ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupit hetimor kanë nisur punën për dokuementimin e plotë të ngjarjes. Policia është vënë në kërkim të personit me inicialet N.N.
“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor”-njofton policia.