Të tjera detaje të reja zbulohen lidhur me plagosjen në Sauk që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Sipas “Balkanweb”, personi i shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes, është një student i Akademisë së Policisë. Madje përplasja me armë ka ndodhur pikërisht përpara kësaj akademie.
27-vjeçari i plagosur është identifikuar si Ervis Murati.
“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor”-njofton policia.