Vendosni fjalën kyçe....

Reja shpall listën e Kombëtares për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë


Trajneri i ri kombëtares Edi Reja, ka shpallur listën për dy ndeshjet eliminatore të EURO 2020 kundër Islandës dhe Moldavisë.

Nga 4 lojtarët e grumbulluar nga ekipi i Partizanit ka mbijetuar vetëm Alban Hoxha.

Në përzgjedhjet e Rejas në veccanti bie në sy grumbullimi i talentit 19-vjeçar, Marash Kumbulla. Reja ka injoruar 2 futbollistët më në formë të momentit, duke i lënë jashtë liste, bëhet fjalë për Endri Çekiçin dhe Taulant Seferin, të cilët kanë qenë protagonistë absolut kohë e fundit me klubet e tyre.

“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që janë afruar nga Panuçi. Javën e kaluar pashë disa lojtarë edhe të Partizanit që janë me cilësi, por duhet të shoh rrotull. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur.

Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara. Dua t’i jap vazhdimësi punës së De Biazit dhe Panuçit pasi nuk kam pasur kohë për të vlerësuar lojtarët. Është Kumbulla apo Manaj që po luan. Janë 35 lojtarë që po i shohim”, tha Reja për lojtarët e zgjedhur.

Trajneri italian u shpreh optimist dhe beson se skuadra e ka potencialin për të shkuar në Europë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *