Vendosni fjalën kyçe....

Studiuesi vë në lojë “Twitter”-in me citimin fals të Trump, gazetarët e hanë


Presidentit amerikan Donald Trump i është faturuar në “twitter” një thënie e rremë, ku ai supozohet se lavdëron liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Gjë e cila i ka zemëruar shumë përdoruesit e rrjetit, në veçanti demokratin Ted Lieu, shkruan “RT“.

Kjo thënie është postuar të dielën nga eksperti i politikës së jashtme dhe kontribuesi i revistës “TIME”, Ian Bremmer, dhe u kap shpejt nga njerëzit e mediave dhe politikanët, përfshirë kritikun e zjarrtë të Trump, Ted Lieu.

Postimi që më pas u fshi nga Bremmer thoshte: “Presidenti Donald Trump në Tokio: Kim Jong Un është më i mençur dhe do të ishte një president më i mirë se i përgjumuri Joe Biden. ” Postim ky që u shpërnda gati një mijë herë, përpara se të fshihej.

Asnjë nga gazetarët dhe ekspertët, duke përfshirë këtu komentatoren politike të CNN Ana Navarro, ish-anëtarin e stafit të fushatës së Clinton, Zac Petkanas, Emily Brandwin dhe të tjerë, nuk e kontrolluan dy herë citimin përpara se të ankoheshin për të.

Navarro u fut në Twitter për të postuar një qortim të gjatë kundër Trump,  duke shfrytëzuar mundësinë për ta quajtur një “diktator mizor”.

Ted Lieu gjithashtu nuk e humbi mundësinë për të kujtuar “prapësitë” e Trump.

Por ndërsa “Twitter” u përqendrua në shkatërrimin e Trump pse lavdëroi Kim, Bremmer sqaroi se citimi që ai kishte postuar nuk ishte i saktë.

I pyetur nëse citimi ishte i vërtetë, Bremmer tha se është “i besueshëm” dhe e përkufizoi si një “koment mbi gjendjen e mediave dhe Twitter-it sot”.

Më pas Bremmer sqaroi se citimi ishte tërësisht qesharak, por mund të dukej i besueshëm për ata që mendojnë pa kritikë.

“Veçanërisht në Twitter, ku njerëzit përkrahin automatikisht çdo pozicion politik që kanë.”, shtoi ai.

Komentuesit nuk ishin të lumtur që provuan teorinë e studiuesit. Disa nisën të kërkonin falje që ishin nxituar, ndërsa të tjerë u zemëruan me Bremmer që i vuri në lojë.

Bremmer më pas ka fshirë jo vetëm postimin, por edhe shpjegimet dhe përgjigjet e tij pas reagimeve në rritje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *