Vendosni fjalën kyçe....

U kap me kokainë dhe hashash, 37-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali


Një 37 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Bolzano, pasi u gjet në posedim të 300 gramëve kokainë dhe 3 kg hashash.

“Ansa” shkruan se policia e kishte mbajtur nën vëzhgim shqiptarin me iniciale A.G., që punonte si shofer, ndërsa kishte marrëdhënie me njerëz të njohur në zonë të lidhur me trafikimin e drogës.

Të premten e kaluar, shqiptari u kontrollua derisa ishte duke mbushur mjetin në një stacion benzine në qendër të Bolzanos.

Ai u gjet në posedim të 53 gram kokainë. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në Oltrisarco, u shfaqën sasi të konsiderueshme të drogës. Kështu, lënda narkotike ishte fshehur me mjeshtëri në pjesën e kuzhinës, ndërsa hashashi ishte ndarë në “kapsula” dhe pako katrore.

Droga, me cilësi të pastër, do t’i kishte dhënë atij 1500 doza kokainë dhe mbi 26 mijë doza hashash.

Shqiptari pa precedentë kriminalë të mëparshëm dhe me qëndrim të rregullt në Itali, u arrestua.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *