Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdorëzohet polici që plagosi 27-vjeçarin në Sauk: Donin të më rrëmbenin


Punonjësi i policisë që plagosi një 27-vjeçar mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut është vetëdorëzuar.

Ai quhet Ndue Ndoj, është 25-vjeç, nën-ispektor i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë së sigurisë. Ndoj pretendon se është sulmuar nga tre persona të cilët janë përpjekur ta rrëmbejnë.

Ai thotë se agresorët fillimisht e kanë thirrur nga brenda automjetit të parkuar përpara hotelit ku ndodhi ngjarja.

Personat në fjalë njiheshin më herët me njëri-tjetin. Polici 25-vjeçar thotë se njëri prej agresorëve ka qenë i armatosur dhe i ka vënë armën në kokë, por në momentin kur ata kanë tentuar ta marrin me forcë,  ka bërë rezistencë duke i marrë edhe armën nga dora.

Pas konfrontimit, ai ka plagosur Ervis Muratin 27-vjeç. Murati është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Policia ka shpallur në kërkim dy agresorët e tjerë të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Përplasja mes tyre ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë parkingut të një hoteli në Sauk.

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes .Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *