Vendosni fjalën kyçe....

“Allahu Ekber” dhe sharje në kor, Antiterrori procedon penalisht tifozin e Tiranës (VIDEO)


Ditën e djeshme një 23-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, për koret fetare gjatë ndeshjes mes Laçit dhe Tiranës, e vlefshme për kampionat.

I proceduari është shtetasi M.M. 23-vjeçari është proceduar nga Antiterrori për veprën penale të nxitjes së urrejtjes.

Grupimi “Tirona Fanatics” është një ndër tifozeritë më të zjarrta në vend dhe vetëm dy ditë më parë, habitën me thirrjet e tyre në kor “Allahu Ekber”.

Mirëpo sapo kanë mbarruar thirrjet e tyre fetare, grupi i tifozëve ka nisur me fjalor banal ndja kundërshtarëve. Një video që ka qarkulluar nga ky moment, ka ngjallur debate në rrjetet sociale.

Besimtarët muslimanë e shohin si përdhosje të fesë islame, sharjet në kor që janë të patolerueshme edhe për fetë e tjera.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në qytetit e Laçit ndërsa fitues doli ekipi i Tiranës me rezultatin 3:1. Thirrjet në Laç kanë krijuar zhurmë të madhe, saqë ultrasit bardheblu, të ndodhur përballë një presioni të madh, kanë vendosur të reagojnë dhe të shpjegojnë se donin të uronin besimtarët myslimanë në muajin e Ramazanit.

Mirëpo të sharat duket se nuk përkojnë me këtë qëllim urimi.

 “Tirona Fanatics, duke parë zhurmën e madhe të krijuar nga mediat dhe opinioni publik, ndjen detyrim të shpjegojë se thirrjet e djeshme në Laç, të cilat janë konsideruar provokim, kanë qenë kor spontan për të uruar pjesën e tifozëve tonë që ishin në stadium por edhe të gjithë myslimanët për festën e Ramazanit, ashtu siç Fanatics ka uruar dhe do të uroje çdo festë tjetër, të të gjithë feve, duke respektuar besimin e çdo antari…

Tirona Fanatics dhe tifozët e Tironës i bashkon TIRONA, gjaku bardheblu dhe fanella. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë. TF NUK KA FE TË PËRCAKTUAR e as të imponuar, ama respekton të gjitha ato, pa dallim!”, thuhet në reagimin e Fanatiks mirëpo asnjë rresht nuk ka për të sharat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *