Klement Balili, i cili u dënua me 10 vjet burg në seancën e fundit të çështjes së tij te Krimet e Rënda, ka kërkuar lirin në Apel.
Avokatët e Balilit kanë deklaruar se prokuroria nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe se dënimi i tij është i paligjshëm.
Balili u vetëdorëzua pak muaj më parë pas një kërkimi prej më shumë se 2 vjetësh nga autoritetet shqiptare. Të gjitha operacionet për ndalimin e tij nga ana e policisë kishin dështuar.
Ai u gjet fajtor për trafikimin e rreth 680 kilogramëve kanabis, fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saj.