Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia prish bizneset te “Selvia”, pronarët: Nuk na kanë njoftuar, i kemi të rregullta


Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me INUK kanë vendosur shembjen e disa bizneseve në rrugën e Dibrës në vendin e quajtur “Selvia”.

Për prishjen e 3 objekteve, banorët shprehen se nuk kanë marrë një njoftim nga Bashkia dhe se disponojnë dokumentacion të rregullt.

 “Këto janë ndërtime që në 1989. Nuk na kanë lajmëruar fare. Qytetarët e ndryshëm na kanë marrë në telefon dhe na kanë thënë që po na prishin lokalin. Ne do të bëjmë kallëzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës që nesër në mëngjes. Nuk ka pasur asnjë lajmërim për këtë prishje, ndaj unë do të ndjek rrugën ligjore.

Ne jemi dy persona, të dy me leje ndërtimi, gjithçka e kemi në rregull. Vetëm ne na kanë prishur të tjerët jo”– deklaroi për Fax News Gani Kajtazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *