Gjatë stërvitjes së fundit në fushë ka shërthyer debati mes Maurizio Sarri e David Luiz. Pas një gjysëm ore nxemje klasike në një atmosferë të qetë, skuadra u nda në grupe për të provuar goditjet e dënimit dhe penalltitë.
Në një pikë të stërvitjes, tekniku italian iu afrua mbrojtësit (që pak më parë kishte patur një shkëmbim opinionesh me Higuain) e të dy kanë nisur diskutimin.
David Luiz ka shfaqur të gjithë mosaprovimin e tij me fjalë e gjeste e Sarri nuk e priti mirë reagimin e brazilianit. Ish-tekniku i Napoli hodhi në ajër kapelen dhe e goditi me shkelma më shumë se një herë, përpara se të lëshonte stërvitjen para kohe.
Një episod që konfirmon se klima brenda dhomave të zhveshjes së Blues, prej muajsh tashmë, nuk është ajo më e mira e jo vetëm në lidhje me lamtumirën e mundshme të teknikut nga Chelsea.