Vendosni fjalën kyçe....

Ellen DeGeneres pranon se njerku abuzoi seksualisht me të në moshën 15-vjeçare


Moderatorja Ellen DeGeneres ka treguar se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, në moshën 15-vjeçare. Në shfaqjen e David Letterman, Ellen tregon se si ka nisur gjithë historia.

Sipas saj, abuzimi filloi kur nëna e saj, Betty, u diagnostikua me kancer të gjirit.

“Kur nëna ime ishte jashtë qytetit, ai më tha që ai kishte ndjerë një gungë në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të ndjente gjinjtë e mi”, kujton DeGeneres.

“Gjithsesi, ai më ka bindur se ka nevojë të prekë gjinjtë e mi dhe pastaj ai përpiqet ta bëjë këtë përsëri një herë tjetër, dhe pastaj një herë tjetër”, citon “CNN” moderatoren.

Ellen tregoi se si njerku kishte tentuar t’ia thyente derën dhe se si nuk dëshironte t’i tregonte nënës, për të mos ia shkatërruar lumturinë asaj.

“Unë jam e zemëruar me veten sepse, unë kam qenë shumë e dobët për të kundërshtuar, unë kam qenë 15 ose 16”, tha DeGeneres. “Është një histori e tmerrshme, e tmerrshme dhe e vetmja arsye pse unë po shkoj në detaje për këtë është sepse unë dua që vajzat e tjera të mos lejojnë kurrë që dikush ta bëjë këtë”.

Unë kurrë nuk duhej të kisha mbrojtur nënën time. Duhet të kisha mbrojtur veten dhe nuk i thashë asaj për disa vite, dhe pastaj i thashë”, tha Ellen. Por nëna e saj nuk e kishte besuar.

 “Dhe pastaj ajo nuk më besoi dhe qëndroi me të për 18 vjet dhe më në fund e la atë, sepse ai e ndryshoi historinë kaq shumë herë”.

Ellen shtoi se është shumë e rëndësishme të flasin haptas të gjitha vajzat që janë pre e abuzimeve seksuale, pavarësisht moshës. Ajo shtoi se dëshiron të inkurajojë vajzat që të mos vuajnë në heshtje.

“Kur shoh njerëz që flasin, sidomos tani, zemërohem kur viktimat nuk besohen”, tha DeGeneres.

Ellen nuk pranoi ta tregonte emrin e njerkut gjatë intervistës. Megjithatë, në vitin 1973 kur Ellen ishte në moshën që tha se është abuzuar seksualisht, nëna e saj ishte martuar me Roy Grussendorf.  Ky i fundit u nda nga jeta në vitin 1997.

Ellen DeGeneres dhe nëna e saj Betty


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *