“Faleminderit për rekommandimet për negociatat që nuk u hapën kurrë.” – iu drejtohet me ironi kreu i ish-grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, dyshes Mogherini-Hahn.
Vasili thekson se Mogherini-Hahn folën për sukseset e reformës në drejtësi në vend, ndërkohë që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, ka një veting me 2 standarte e të demaskuar.
“Mogerini dhe Hanh ju faleminderit per rekomandimet,qe nuk hapën kurrë negociatat!?
Ne konferencen melankolike,te nje lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folen per rekomandimin e radhes dhe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi e per suksesin e saj te “papare” te kesaj reforme.
Eshte vendi per ti “falenderuar” pa fund per kete vleresim sepse vertet i papare ishte suksesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse:
-Shqiperia nuk ka as Gjykate Kushtetuese,
-nuk ka as Gjykate te Larte,
-nuk ka as Inspektor te pergjithshem te drejtesise,
-ka nje Veting me dy standarte te demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare,
-ka anetare te vete komisioneve te Vetingut qe jane pa asnje integritet e te kompromentuar
-ka mbi 50% te anetareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume te ulta, qe rrenojne imazhin e drejtesise se “re”.
-te gjithe anetaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja
-qe mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme.
Keto arritje te nje reforme ne drejtesi te abortuar i “meritojne” levdatat e Mogerinit dhe Hanh.
Edhe nje falenderim perfundimtar.
Faleminderit Mogerinit dhe Hanh per rekomandimet e pervitshme,por qe nuk na i hapen asnje here negociatat per anetaresim.” – shkruan Vasili në Facebook.