Sot në orën 21:00 në Baku të Azerbajxhanit luhet finalja e madhe në Europa League ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit.
Arsenal do të vuajë mungesën e madhe të Henrik Mkhitaryan i cili për çështje sigurie nuk ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit. Ndërsa në krahun tjetër, Chelsea nuk mund të llogarisë shërbimet e Antonio Rodiger dhe të mesfushorit Van Ginkel.