Neymar nuk do të jetë më kapiteni i Brazilit për Kupën e Amerikës. Sikurse shkruan “BBC“, ai do të zëvendësohet nga kolegu i tij i Paris St-Germain, Dani Alves.
27-vjeçari u ndëshkua si pasojë e çështjeve të fundit disiplinore. Alves do të udhëheqë dhe miqësoret kundër Katarit dhe Hondurasit.
Ai ka qenë kapiten i Brazilit katër herë, për herë të fundit në fitoren 1-0 ndaj Gjermanisë në mars 2018.
Më herët këtë muaj, autoritetet franceze të futbollit e ndaluan Neymar për tre ndeshje pasi ai goditi një tifoz pas humbjes së PSG nga Rennes në finalen e Kupës së Francës.
Po ashtu ai thuhet se ishte i përfshirë në një incident në dhomën e veshjes me shokët e tij të PSG-së.
Kupa e Amerikës zhvillohet në Brazil nga 14 qershori deri më 7 korrik.