Një 29-vjeçar në Bulqizë është arrestuar pas dyshimeve për tentativë vrasjesje. I arrestuari me inicialet A.M, akuzohet se me datë 21 prill të këtij viti, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. në afërsi të disa magazinave, në autostradën Tiranë-Durrës.
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve më D.V.P.Dibër bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhë vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera , kapën dhe ndaluan shtetasin :
-A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.