Vendosni fjalën kyçe....

Ish-Sekretari britanik paditet në gjykatë


Një gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar ka urdhëruar deputetin Boris Xhonson që të paraqitet në gjykatë për akuzat se gënjeu duke thënë vazhdimisht se 350 milionë euro në javë ishte duke u shpenzuar nga Londra për anëtarësinë e saj në BE.

Xhonson, i cili është një nga favoritët e shumtë për të zëvendësuar Theresa May si udhëheqësin e ardhshëm të Partisë Konservatore, i bëri deklaratat gjatë referendumit për qëndrimin në BE ose jo në vitin 2016.

Padia është bërë nga biznesmeni Marcus Ball, i cili pretendon se Johnson kishte gënjyer qëllimisht për kostot e vërteta të anëtarësisë së Britanisë në BE.

Gjykatësi i qarkut Margot Coleman tha se akuzat e paraqitura nga Z. Bell janë “akuza të paprovuara”, por ajo megjithatë ishte e kënaqur që padia ishte një “rast i duhur për të adresuar petendimet sipas kërkesës”.

“Kjo do të thotë se i pandehuri do të kërkohet që të marrë pjesë në këtë gjykatë për një seancë paraprake dhe rasti pastaj do të dërgohet në Gjykatën e Kurorës për gjykim,” shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *