Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë


Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Eurokomisioneri Johannes Hahn, tha se Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociata me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.

 “Duhet ti përmbahemi angazhimeve tona”, tha Hahn.

“Ne kemi folur për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Raporti i këtij viti parashtron progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit perëndimor. Mbeten shumë sfida. Ne do paraqesim të njëjtin rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Sfida e tretë për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë

Shteti ligjor, qëllimi kryesor i politikës së zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, është nevojë që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë. Sfida kryesore mbetet ekonomia, e cila përballet me dobësi. Duhet të reformohen. Çështjen e papunësisë duhet zgjidhur, çështja e emigracionit dhe lindjet e ulëta janë problem. Standardet e jetesës duhet të rriten pasi janë të ulëta”, janë fjalët e eurokomisionerit.

Megjithatë, vendimi i fundit për hapjen e negociatave merret nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së përmes një samiti të rregullt. Rekomandimi i KE-së mund të bjerë më 18 qershor në një takim të ministrave europianë në Luksemburg nëse vendet anëtare vendosin për “JO”.

Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Francë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *