Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni Connolly: Dyshoj se deklarata e Mueller është orkestruar nga Departamenti i Drejtësisë


Gerry Connolly

Kongresmeni demokrat Gerry Connolly komentoi deklaratën prokurorit të posaçëm të FBI-së Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjet Ruse në zgjedhjet presidenciale në 2016.

Connolly tha se është “zhgënjyese” që deklarata është publikuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe i ngre dyshime atij se është “orkestruar” nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, për të cilin shumë demokratë besojnë se ka ndihmuar Presidentin Donald Trump.

Më duket zhgënjyese se kjo deklaratë publike do të jepet nga Departamenti i Drejtësisë,” tha Connolly në CNN.

Kjo më ngre dyshime se është orkestruar nga Prokurori  i Përgjithshëm dhe njerëzit e tij në Departamentin e Drejtësisë, dhe për këtë arsye do të propozoja kufizime mjaft të ngushta për Mueller, qoftë duke adresuar pse ai nuk do të shfaqet ose nuk dëshiron të paraqitet para komisionit të Kongresit ose të rikonfirmojë se ai nuk do të thotë se Prokurori i Përgjithshëm Barr kishte mashtruar qëllimisht në përmbledhjen e tij prej katër faqesh të një raporti prej 108 faqesh“-deklaroi Connolly.

Robert Mueller

Marrë nga Breitbart


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *