Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, lidhur me prokuroren Rovena Gashi.
Pas vendimit të sotëm, Gashi, është shkarkuar nga detyra në mënyrë përfundimtare.
Sipas trupës gjyqësore të drejtuar nga Albana Shtylla, Gashi ka bërë deklarim jo bindës e të pasaktë lidhur me pasurinë e saj dhe kjo është bërë shkak për shkarkimin e saj.