Vendosni fjalën kyçe....

Lista Serbe proteston në Mitrovicë, një ditë pas aksionit të policisë së Kosovës


Lista Serbe po zhvillon një protestë në pjesën veriore të Mitrovicës pas aksionit të policisë së Kosovës në mbarë territorin e vendit kundër krimit të organizuar.

Protesta po mbahet në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës, shkruan Lajmi.net.

Goran Rakiç u shpreh dje se njësitë speciale të policisë, në momentin kur përfaqësuesit e ligjshëm të serbëve, përfaqësuesit politikë dhe drejtorët e institucioneve publike ishin në Parlamentin e Serbisë për të diskutuar për Kosovën, sulmuan brutalisht banorët e Zubin Potokut.

“Ata shfrytëzuan momentin kur pas zgjedhjeve lokale kryetarët e komunave nuk kanë marrë ende funksionet e tyre. Sipas deklaratave që vijnë nga Prishtina, ne ende nuk jemi kryetarë komunash, por në shërbim të qytetarëve dhe ne jemi ende qytetarë të zakonshëm”, tha Rakiç para qytetarëve të mbledhur. Nga aksioni i djeshëm i policisë së Kosovës u arrestuan 19 zyrtarë policorë, nga të cilët 11 ishin serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *