Vendosni fjalën kyçe....

Media greke: Shqipëria në prag të konfliktit civil, Rama e çoi vendin drejt humnerës


 

Sipas gazetës greke “Prothothema“,  Shqipëria ndodhet në prag të një konflikti civil. Në një artikull me titull “Shqipëria në prag të konfliktit civil”, thuhet se kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt humnerës.

Autorja e shkrimit Helen Bratt, shkruan se Rama ka uzurpuar të gjitha vendet dhe po qeveris sikur të ishte mbret. Ajo përmend dyshimet për përfshirjen e vetë policisë së Shtetit dhe qeverisë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Madje marrëveshjen e fundit Shqipëri-Frontex që Rama e konsideroi një sukses, autorja e cilëson si pasojë e aktivitetit të trafikut të drogës dhe mosbesimit që BE ka te autoritetet shqiptare për të mbrojtur kufijtë e vet.

“Shumë gazetarë të huaj kanë qenë dëshmitarë të laboratorëve të drogës të dorës së parë dhe fushave të kanabisit të shpërndara nëpër të gjithë vendin. Autoritetet greke dhe italiane në shumë raste kanë konfiskuar shpesh në kufijtë e tyre, kanabis dhedroga të forta. Kjo ka qenë një barrë për këto vende pa asnjë ndihmë nga autoritetet shqiptare.

Për këtë arsye, FRONTEX nisi patrullimin në kufirin Shqipëri-Greqi. Zbatimi i Marrëveshjes Shqipëri-Frontex filloi kohët e fundit. Një rast i pashembullt për mbrojtjen e një vendi jo të BE-së. 50 oficerë FRONTEX janë vendosur tashmë në kufirin e gjelbër të Shqipërisë dhe Greqisë. BE duket e shqetësuar për  kufijtë shqiptarë, që shkaktojnë rreziqe serioze për sigurinë e vetë vendeve të BE.”, thuhet në artikull.

Po ashtu sipas Bratt, kriza aktuale politike mund të çojë vendin në konflikt civil. Ajo shkruan se nëse maxhoranca futet në zgjedhje pa opozitën, në qendrat e votimeve do të ketë rrezik për kaos dhe dhunë.

Nga Helen Bratt

Pas rënies së komunizmit, Shqipëria ka pësuar një trazirë të vazhdueshme politike. Pika e kaosit politik dhe e krizës sociale u zhvillua në vitin 1997, kur vendi u përfshi në një luftë civile. Situata aktuale politike në Shqipëri ka gjasa ta përfshijë vendin përsëri në një konflikt civil.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, nën qeverinë e Edi Rama, Shqipëria ka qenë shumë shqetësuese në lidhje me kultivimin e kanabisit, kontrabandës së drogës dhe burimit të krimit të organizuar që alarmoi autoritetet greke, si dhe vendet e tjera të BE-së që pësuan një rritje drastike të tregtisë së drogave të forta që vijnë nga Shqipëria.

Qeveria e Edi Rama ose duket të injorojë një fakt të tillë ose mund të ketë qenë edhe e përfshirë në të. Hetimi ndaj Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, largimi nga detyra i pasardhësit të tij Fatmir Xhafa, si dhe i shumë krerëve të rretheve të policisë që kanë ikur nga vendi dhe që kërkohen nga autoritetet, ngrenë dyshime serioze për përfshirjen e Policisë së Shtetit dhe vetë qeverisë në aktivitetet e drogës dhe kriminalitetit në vend.

Shumë gazetarë të huaj kanë qenë dëshmitarë të laboratorëve të drogës të dorës së parë dhe fushave të kanabisit të shpërndara nëpër të gjithë vendin. Autoritetet greke dhe italiane në shumë raste kanë konfiskuar shpesh në kufijtë e tyre, kanabis dhedroga të forta. Kjo ka qenë një barrë për këto vende pa asnjë ndihmë nga autoritetet shqiptare.

Për këtë arsye, FRONTEX nisi patrullimin në kufirin Shqipëri-Greqi. Zbatimi i Marrëveshjes Shqipëri-Frontex filloi kohët e fundit. Një rast i pashembullt për mbrojtjen e një vendi jo të BE-së. 50 oficerë FRONTEX janë vendosur tashmë në kufirin e gjelbër të Shqipërisë dhe Greqisë. BE duket e shqetësuar për  kufijtë shqiptarë, që shkaktojnë rreziqe serioze për sigurinë e vetë vendeve të BE.

Por problemet në Shqipëri mund të rriten për shkak të krizës së brendshme politike. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, duket se ka udhëhequr politikën shqiptare drej një humnere. Vendi pritet të zhvillojë zgjedhjet lokale më 30 qershor, por opozita nuk do të marrë pjesë.

Për më tepër, partitë e opozitës kanë bojkotuar parlamentin dhe deputetët kanë dhënë dorëheqjen nga statusi i tyre. Kështu, legjislacioni nuk është i plotë, duke e bërë parlamentin të paligjshëm. Pavarësisht nga paligjshmëria e saj, qeveria e Rama ka shpërbërë Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht, Edi Rama qeveris si një mbret. Ai ka uzurpuar të gjithë pushtetet, duke vepruar si kryeministër, ligjbërës dhe gjykatës. Për më tepër, nëse vazhdon të marrë pjesë vetëm, pa opozitën në zgjedhjet e 30 qershorit, ai gjithashtu do të kontrollojë të gjitha 61 bashkitë kryesore të Shqipërisë.

Opozita dhe mijëra shqiptarë kanë protestuar, herë pas here në demonstrata të dhunshme ku ka patur dhe një reagim të ashpër nga ana e policisë së shtetit. Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sjellë rend në vend dhe do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët janë të frikësuar. Ndërsa 30 qershori po afrohet, vendi po i afrohet një konflikti civil. Arroganca dhe kokëfortësia e Edi Ramës mund të kenë efekte dhe pasoja serioze për vendin, i cili aktualisht nuk ka sistem efektiv gjyqësor, asnjë parlament legjitim dhe as dialog politik.

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, po bën thirrje për reflektim dhe dialog dhe përgjegjësi nga qeveria dhe partitë politike, por situata ende duket kaotike.

Duket se një konflikt i tillë serioz ka të njëjtin autor dhe zgjidhje: Edi Rama. Një njeri e ka çuar vendin në krizë, duket se ai mund të jetë zgjidhja, qoftë duke dhënë dorëheqjen ose duke lejuar një qeveri kalimtare.
Nëse nuk vendos për këtë, në ditën e zgjedhjeve, në 5000 qendra zgjedhore, secila e ruajtur nga vetëm dy oficerë policie për shkak të kapacitetit të kufizuar të policisë shtetërore shqiptare, kaosi dhe dhuna do të ndezin një flakë që do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u përmbajtur dhe vendi mund të hyjë në një konflikt serioz civil, që mund të ndikojë në vendet fqinje. Ditët e ardhshme janë thelbësore për Shqipërinë, stabilitetin, integrimin dhe mirëqenien e popullit.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Prothothema


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *