Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon Sorecën: Shpresoj që rekomandimi të marrë miratimin e vendeve anëtare


Pas publikimit të raportit të progresit të Shqipërisë, nga Komisioni Europian, presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.

Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *