Vendosni fjalën kyçe....

Rama ftesë Bashës: Të mendojmë për Shqipërinë


Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm por jo atë të nevojshëm për sa i përket çeljes së negociata, ndërsa e ftoi sërish kreun e opozitës për dialog.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e ambasadës së BE-së në Tiranë, Soreca, Rama tha se partitë politike në vend duhet të mendojnë për Shqipërinë.

“Një gjë është e sigurtë nga raporti dhe e kam apel për Bashën. Deri në momentin e vendimmarrjes është mirë të mendojmë për Shqipërinë, jo për partinë. Për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës. Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkunduar për Jo-në e tyre me pamje të gënjeshtërta protestash partiake e jo popullore.” – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë theksoi se vendimi i marrë nga Komisioni Europian ditën e sotme është teknik dhe subjektiv dhe u takon vendeve anëtare që të vendosin lidhur me çeljen ose jo të negociatave.

“KE vendosi që në Qershorin e 2019 të zyrtarizojë çeljen e negociatave për anëtarësim dhe në Dhjetor të nis procesi në konferencën ndërqeveritare. Ç’ka është e rëndësishme për të gjithë ne është se KE ka konfirmuar dhe bazuar në fakte, në shifra dhe fakte duke rekomanduar çeljen e negociatave. Ndryshe sa ka ndodhur në vendet e tjera, Shqipëria ka filluar një proces që do të thotë nisjen e negociatave menjëherë. Ky vit nga viti i shkuar ku u dha rekomandimi i parë, ka qenë një vit me punë intensive në të gjitha aspektet. Ky është hapi i parë, hapi i dytë konfirmues është Këshilli Europian, pra mbledhja e të gjithë udhëheqësve europianë.  Në hapin e parë gjykimi është teknik dhe objektiv ndërsa hapi i dytë është politik. Deri në atë kohë ne do të bëjmë gjithçka për të bindur faktorin politik.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *