Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se sa të jetë në këtë pozitë, nuk do të lejojë që kryeministrja serbe, Ana Brnabiç të hyjë në Kosove, për sa kohë që ajo të ndjekë ideologji raciste kundër popullit të Kosovës.
Një reagim të tillë Pacolli pati pasi Brnabiç në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ka deklaruar se ndaj Kosovës ka të bëjë “me njerëzit që vijnë nga mali”.
Ai tha se ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Brnabiç-it të ndikojë që Evropa të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë.
Postimi i plotë:
I pështirë dhe krejtësisht të papranueshëme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali”.
Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.
Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.
E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.