Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarët kundër zgjedhjeve pa opozitën”-Sondazhi


Sipas sondazhit të publikuar në Ora News të kryer nga IPR Marketing qytetarët e pyetur shprehen se zgjedhjet pa opozitën janë të pavlefshme

Pyetjes, pa pjesëmarrjen e opozitës, sipas jush, a do ishin të vlefshme zgjedhjet e qershorit?

Shqiptarët mendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës nuk do të ishin të vlefshme dhe të ligjshme. Janë 60.6% e shqiptarëve që ndajnë këtë mendim. Ndërsa vetëm 33.4% mendojnë se zgjedhjet do të ishin të vlefshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. 5.9% kanë thënë se nuk e dinë. 

Gjithashtu shqiptarët  konsiderojnë se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën.

47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *