Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për drogë, në pranga 38-vjeçari dhe i mituri në Fier


Një 38-vjeçar dhe një adoleshent janë ndaluar nga policia, për kutlivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për dy raste të veçuara nga njëra-tjetra. 38-vjeçari me inicialet F.M, banues në Vlorë, akuzohet për tentativën për të kultivuar një sasi kubikësh dhe fidanësh në vendin e quajtur “Gropa e Bllacës”.

Ndërsa i mituri me inicialet A.A është arrestuar për shkak se i janë zbuluar disa doza me lëndë narkotike.

“Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të shpërndarjes së saj në doza të vogla, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë goditur dy raste.

Rasti i parë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike ku nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u shpall në kërkim shtetasi F.M, 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Gropa e Bllacës” janë evidentuar një sasi kubikësh dhe fidanësh në tentativë për ti kultivuar si edhe 1 armë gjahu, 1 motoçikletë dhe 1 automjet që i përkasin këtij shtetasi.

Si edhe rasti i dytë në Fier ku është arrestuar në flagrancë shtetasi A.A pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier në ngarkim të shtetasit F.M për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” për shtetasin e mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *