Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.
“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin”, ka thënë Haradinaj në RTK, mbrëmjen e sotme.
“Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha”, ka thënë më tej kryeministri i Kosovës, duke thumbuar kështu Hashim Thaçin pas deklaratave të tij për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, është shprehur Haradinaj.