Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është planifikuar të vizitojë hotelin e tij me 5 yje në Irlandë javën e ardhshme, edhe pse pritet që ndaj tij të zhvillohen protesta.
Megjithatë, prifti lokal i famullisë beson se Trump jo vetëm që do të mirëpritet në Doonbeg, Irlandë, por gjithashtu edhe në parajsë.
“Na lini vetëm” ishte mesazhi i priftit të Doonbeg, Joe Haugh, për çdo protestues që mendonte dilte e të kundërshtonte vizitën e Trump të mërkurën e ardhshme.
Fusha e golfit e Trump në Doonbeg është një shtyllë e ekonomisë lokale duke punësuar rreth 305 punëtorë vetëm gjatë gjithë vitit.
“Kushdo që e bën këtë për çdo vend duhet respektuar”, u tha Haugh mediave lokale, duke shtuar se restorantet lokale ishin plot e përplot në sajë të presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Haugh beson se “dashuria e Trump për fqinjin e tij ” do të jetë e mjaftueshme për t’i dhënë atij hyrjen në parajsë.