Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka shkaktuar shqetësim te amerikanët, pasi gjatë një takimi të fushatës, ka thirrur një vajzë të vogël “të pashme”.
Vajza 10-vjeçare e pyeti Biden mbi ndarjen politike në SHBA, por ai iu afrua dhe i tha: “Vë bast se ju jeni aq e zgjuar sa jeni dhe e bukur”.
Më pas ai pyeti vajzën se cila ishte lënda e saj e preferuar. Kur 10-vjeçarja u përgjigj se ishte gazetaria, ai e solli atë para mediave dhe duke vunë duart mbi shpatullat e saj.
Gazetarja e Washington Postit, Felicia Sonmez, e quajti këtë “çast të çuditshëm”. Shumë prej gazetarëve vazhdonin më tej, duke thënë se ndërveprimi tregonte një “mungesë tronditëse vetëdijesimi”.
Senatori Mike Gravel, kandidat për president, kritikoi se “sjellja ngjethëse e Bidenit rreth vajzave të reja” nuk është “diçka që duhet lënë pas dore”.
Sidoqoftë, jo të gjithë mendonin se momenti ishte problematik.
Joe Biden, who has publicly stated that he would stop touching women without their permission and would respect their space, touches a young girl at a campaign rally
Biden tells her, “I bet you’re as bright as you are good looking” pic.twitter.com/CtAVELvYrX
— Ryan Saavedra (@RealSaavedra) May 28, 2019