Vendosni fjalën kyçe....

I thonë se nuk është ajo në videot e veta, Britney Spears revoltohet: E keni gabim


Britney Spears duket se s’po i duron dot më komentet e fansave dhe teoritë që po qarkullojnë që pas shtrimit të saj në një institucion të shëndetit mendor dhe betejës ligjore me babanë e saj lidhur me kujdestarinë.

Disa ditë më parë, këngëtarja publikoi video në “Instagram” ku shihej duke bërë ushtrime. Të shumtë thonin se Britney nuk i kishte publikuar vetë pamjet, ose madje kishte nga ata që thonin se në video nuk ishte fare këngëtarja por dikush tjetër.

“Mos je sëmurë? Pse nuk publikon video të tuat? Kjo nuk je ti! Kush i zgjedh këto video? Askush nuk duhet ta ndjekë më këtë llogari, nuk është e Britneyt”, ishin disa nga komentet më të shpeshta.

Kështu këngëtarja u detyrua të publikonte një tjetër video për të sqaruar se prapa videove qëndronte ajo vetë.

 “Për ata prej jush që nuk besojnë se unë i postoj vetë videot e mia. Unë e bëra këtë video dje, kështu që jeni gabim, por shpresoj që t’ju pëlqejë.”, thotë Britney në video.

Ajo ka publikuar më pas sërish të tjera video ku bën stërvitje.

 

View this post on Instagram

 

🍎🍎🍎🍎🍎

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *