Parlamenti i Izraelit ka votuar për t’u shpërndarë, duke i dhënë fund përpjekjeve për formimin e qeverisë së koalicionit të Kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe duke e çura vendin në zgjedhje të reja.
Votimi kaloi pak pas mesnatës, me 77 anëtarë që votuan PRO dhe 45 KUNDËR. Pas një votimi të tretë dhe të fundit, parlamenti u shpërbë dhe u thirrën zgjedhje të reja.
Netanjahu duhet ta formonte qeverinë deri para mesnatës, por nuk ia arriti pas përplasjes me ish-aleatin e tij.
Përpjekjet e Netanjahut përfundimisht u bllokuan pasi ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman dhe një grup i partive ultra-ortodokse nuk arritën të bien dakord mbi një projekt-ligj që ka të bëjë me studentët ortodoksë.
Lieberman akuzoi Netanyahu-n për shitjen e interesave të së drejtës fetare.
“Ne jemi partnerë të natyrshëm për një qeveri të krahut të djathtë”, tha ai për liderin e Likud përpara votimit të së mërkurës.
“Ne nuk do të jemi partnerë në një qeveri fetare.” Mbështetja e Lieberman ishte e rëndësishme për përpjekjet e Netanjahut për formimin e koalicionit.