Vendosni fjalën kyçe....

Kroçera në Vlorë kërkon ndihmë për të sëmurin në bord


Kapiteneria e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një kroçerë e cila ishte duke lundruar në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

Kroccera ka kërkuar asistencë mjekësore pasi kishte një person të sëmurë në bord.

Pas thirrjes për ndihmë, Kapiteneria e Vlorës rreth orës 21:15 të mbrëmjes ka njoftuar ambulancën e qytetit dhe policinë kufitare.

Kroçera me emrin “Costa Victoria” mori udhëzim të afrohej në radën e portit të Vlorës dhe të merrte asistencën e kërkuar.

Mësohet se personi i smëurë ishte një udhëtare e moshës 68-vjeçare. Kapiteni i portit bashkë me personelin e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në bordin e kroçerës për të marrë të sëmurën në barrelë dhe e kanë transportuar drejt spitalit të Vlorës.

Gruaja ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *