Vendosni fjalën kyçe....

“Largimi i Ramës kusht i panegociueshëm, zgjedhje të lira e të ndershme” – Basha i prerë nga Laçi


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, po zhvillon një takim me qytetarët e Kurbinit në kuadër të turit të tij në prag të protestës së 2 qershorit.

2 ditët e fundit Basha ka qenë në Elbasan dhe Fier ku ka përsëritur në mënyrë të prerë se largimi i Edi Ramës është hapi i parë dhe i panegociueshëm i kapërcimit të krizës.

Ai u prit në hyrje të Kurbinit nga mijëra qytetarë, të cilët i ftoi në protestën e 2 qershorit.

“Përballja e opozitës me qeverinë nuk ka asnjë kthim pas deri  në përmbushjen e vlerave europiane. Me një vendosmëri të paparë të njerëzve në betejën për Shqipërinë e vlerave evropiane dhe çlirimin e vendit nga një njeri që e ka marrë peng dhe që  mundohet  të diktojë me kërbaç, me dhunë në kundërshtim me ligjin dhe me kushtetutën, kjo është përgjigja që merr nga shqiptarët.” – tha  Basha.

Basha theksoi se largimi i Ramës duhet të kishte ndodhur me kohë ndërsa tha se kjo është e panegociueshme tashmë dhe vetëm largimi i tij i hap rrugën zgjidhjes së krizës dhe integrimit të vendit në BE.

“Jemi i vetmi vend në botë ku kryeministri kapet me ministrin e Brendshëm në trafik droge. Jemi i vetmi vend ku kryeministri mbron një trafikant droge dhe një përdhunues dhe nuk largohet. Jemi i vetmi vend ku kryeministri kapet duke vjedhur votat me Damian Gjiknurin dhe Vangjush Dakon dhe nuk largohet. Jemi i vetmi vend në botë ku kryeministri kapet duke vjedhur e grabitur pronat e shqiptarëve, i dhunon ata dhe i përzë nga vendi dhe ai nuk largohet. Ka vetëm një njeri që mban peng hapjen e negociatave, mban peng vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë vend pune nuk do hapet, asnjë përmirësim s’do ketë për pensionet dhe ndihmën sociale. Asnjë çmim nafte nuk do ulet pa u largua koka e Meduzës.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *