Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës. Një makina me targa AA 098 PT ka përplasur një shtetas me biçikletë dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është trasportuar në spital nga vetë autori i ngjarjes.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se i plagosuri ka pësuar disa dëmtime në kokë, ndërkohë autori është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
Burime policore thonë se ky aksident është shkaktuar nga pakujdesia.