Vendosni fjalën kyçe....

Mbreti i Belgjikës takon për herë të parë një lider të ekstremit të djathtë


Mbreti Philippe i Belgjikës ka zhvilluar  një takim zyrtar në pallatin mbretëror me kreun e partisë së ekstremit të djathtë “Vlaams Belang”.

Ky lajm ka bërë shumë bujë në mediat belge, pasi kjo është hera e parë që një monark belg ka takuar një udhëheqës të ekstremit të djathtë që nga viti 1936. Kështu për mbretin Philippe është hera e parë që e bën këtë.

Takimi i mbretit me Tom van Grieken, vjen pas rritjes së mbështetjes për partitë separatiste në zgjedhjet kombëtare të vendit, shkruan “BBC“.

Mbreti u takua edhe me krerët e tjerë të partisë, si pjesë e bisedimeve për të formuar një qeveri.

Megjithatë, një ndryshim në të majtë në jugun e Belgjikës ku flitet frëngjisht, do ta bëjë të vështirë formimin e një qeverie.

Udhëheqësi i partisë “Vlaams Belang”, u tha gazetarëve se takimi i tyre ishte “gjëja më normale në botë”.

Deri kohët e fundit, partia ka vepruar në skaje të politikës belge dhe monarkia ka refuzuar të takohet me udhëheqësit e saj.

Megjithatë të dielën, “Vlaams Belang” fitoi numrin e dytë më të lartë të votave në zgjedhjet kombëtare dhe mori 18 vende në parlamentin federal të vendit – nga tre që ka patur më përpara.

Pas zgjedhjeve, monarkia e Belgjikës ndihmon në formimin e qeverive kombëtare, të cilat kanë qenë historikisht koalicione të partive flamande dhe frankofonike.

Hera e fundit që një monark u takua me një udhëheqës të ekstremit të djathtë ishte në vitin 1936, kur mbreti Leopold III u takua me Léon Degrelle, kreu i partisë fashiste Rex. Rex më vonë bashkëpunoi për  pushtimin nazist të Belgjikës.

Partia anti-imigrante “Vlaams Belang” u formua në vitin 2004, pasi një gjykatë vendosi se Vlaams Blok, themeluesi i partisë, kishte shkelur ligjet kundër racizmit.

Kjo parti ka bërë thirrje për dhënien fund të monarkisë dhe shkurtimeve të financimit në rajonin më pak të begatë të vendit, të Vallonisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *