Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet anija në Danub, 7 persona humbin jetën, 19 të humbur


Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë zhdukur pasi një anije është zhytyr në ujërat e lumit Danub në Budapest. Mësohet se një anije turistike u përplas me një anije tjetër në Budapestin qendror dhe u mbyt në lumin Danub.

Sikurse shkruan “Deutche Welle”, shumica e udhëtarëve ishin turistë nga Koreja e Jugut. Ekipet e shpëtimit hungarez po kërkojnë për të mbijetuarit.

Pal Gyorfi, zëdhënës i Shërbimit Kombëtar të Ambulancës, tha se shtatë persona ishin shpëtuar dhe ishin dërguar në spital në një gjendje të qëndrueshme.

Anije me emrin Hableany (Sirena), kishte në bord dy anëtarë të ekuipazhit dhe 33 pasagjerë, kur mbërriti në orën 10 pasdite. Policia tha se shumica e atyre që ishin në bord ishin nga Koreja e Jugut. Sipas një zyrtari të ambasadës së Koresë së Jugut, kishte dhe fëmijë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka urdhëruar qeverinë e tij që të çojë “të gjitha burimet e disponueshme” për të ndihmuar punën e ekipit shpëtues.

Ministria e Jashtme tha se do të dërgonte një ekip emergjence në Budapest për të ndihmuar në operacionin e kërkimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *