Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhet me Ramën, Soreca: Fatmirësisht ambasadori flet me të dyja palët, nuk tregoj hollësi


Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur për fotot e shpërndara në media ku shihen mesazhet e telefonit të tij që shkëmben me kryeministrit Rama.

Soreca është shprehur në emisionin “Real Story” në Vizion Plus se është fati i tij që është ambasador dhe i duhet të flasë me të gjithë, duke shtuar se nëse do kapej nga kamerat telefoni i tij minuta më parë do shihte shkëmbimin e mesazheve me funksionarë të opozitës.

Po është gjë e mirë që unë flas me të gjitha palët. E di që ju tashmë në këtë moment po i referoheni fotografimit të celularit tim, por fatmirësisht ambasadori i BE ka mundësi që të flasë me të gjitha palët.

Po të kishin marrë një fotografim disa sekonda më parë të celularit tim do të kishin gjetur aty edhe mesazhe që vinin nga anëtarë të opozitës. Kështu duhet të jetë në fakt puna.

Sa i përket thelbit të atyre gjërave që janë fotografuar, për këto nuk dua të flas, nuk dua të hyj në hollësi, pasi kam folur me persona të cilët janë parë në atë fotografi”- deklaroi Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *