Ndahet nga jeta Muhamet Liko. Aktori i njohur më shumë me rolet e tij si pjesë e parodistëve e Vlorës ka ndërruar jetë në Itali në moshën 64-vjeçare pas një ataku kardiak.
Ai ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh dhe ka ndërruar jetë pas një kontrolli periodik në vendin fqinj. Liko ka qenë pjesë e parodistëve të Vlorës që prej vitit 1967 dhe mban në shpinë me qindra role.
Artisti ka lënë pas bashkëshorten dhe 2 fëmijë. Së fundmi Liko ishte nderuar nga presidenti Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”.