Një burrë i ka vënë flakën vetes pasditen e djeshme pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington. “CNBC” shkruan se kjo ka ndodhur në parkin Ellipse, që ndodhet në jug të Shtëpisë së Bardhë, në zemër të Washingtonit.
Burri dukej i qetë ndërsa gjithë trupin e kishte në flakë, sikur nuk po ndjente asgjë derisa zjarrfikësit e erdhën në ndihmë.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Washingtonit tha për CNBC se “unë mund të konfirmoj që kemi transportuar një pacient me djegie nga Ellipsi dhe ne jemi tani në vendin e ngjarjes duke ndihmuar në zbatimin e ligjit”.
Mediat amerikane raportojnë se plagët që kishte marrë burri nga zjarri ishin kërcënuese për jetën.
Identiteti i personit nuk është publikuar ndërsa nuk dihen as motivet që e shtynë atë të kryente një veprim të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=tGj07YQTNQs