Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është sërish në një pritje të ëmbël.
Pas vajzës Hana, Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Gaçi, janë në pritje të një tjetër fëmije.
Gjinia e bebit nuk dihet ende pasi ministrja nuk ka parapalqyer ta bëjë publike shtatzëninë e saj.
Edhe Sara Hoxha është shtatzënë. Ajo e ka publikuar në faqen e saj në Instagram foton me barkun e rrumbullakosur, teksa ndodhet me pushime në vende ekzotike.
Edhe në rastin e fëmijës së ardhshëm të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços gjinia nuk dihet ende, por fëmija i parë i çiftit, djali London, do bëhet me vëlla…ose motër.