Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Opozita drejt vetëvrasjes politike, ka hyrë në rrugë qorre


Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Open” se opozita e bashkuar ka hyrë në një rrugë qorre.

Më tej, Rama shtoi se lëvizjet e opozitës mund ta çojnë në vetëvrasje politike.

Opozita ka veshur jelekun e verdhë të një lëvizje që është karakteristikë e grupeve që nuk janë pjesë e partive politike dhe kërcënon se s’do të ketë zgjedhje nëse s’duam ne.

Ndryshimi është se jemi në kushte kur ka një vendosmëri për ti shkuar deri në fund një rruge qorre, që është një vetëvrasje politike dhe nga ana tjetër thirrje për dialog dhe diskutim pa kushte.

Kam konstatuar 2 përgjegjësi të mëdha që kemi fituar zgjedhjet në mënyrë dërrmuese për opozitën tanimë në rrugë. Frika nga zgjedhjet, paniku nga zbatimi i reformës janë shtysa të forta që kanë përcaktuar rrugën qorre të opozitës”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *