Vendosni fjalën kyçe....

Renditja e partive/ KQZ miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fletën e votimit me renditjen përfundimtare të partive politike për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kjo do jetë renditja që do të sjellë edhe listën e anëtarëve të këshillave bashkiakë.

KQZ hodhi shortin pasditen e sotme por për shkak se dy parti me emër të ngjashëm ishin pranë, është rihedhur për të mos krijuar probleme tek votuesit duke sjellë edhe këtë renditje përfundimtare.

Partia e parë në fletën e votimit është FRD e Bamir Topit. Më pas është koalicioni “Shpresa për ndryshim” me 7 parti. E teta është renditur Partia Komuniste e Shqipërisë, ndërsa e nënta Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, raporton BalkanWeb.

Më pas vjen koalicioni i majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me 21 parti. Partia Socialiste e Shqipërisë është në fund të koalicionit dhe mban numrin 30, numër ky i njëjtë me atë të paraqitur nga kryeministri Edi Rama në bluzën që me sa duket do ta shohim shpesh në fushatë.

Partia e Bindja Demokratike e Astrit Patozit është renditur me numrin 36 dhe në fund janë tre kandidatë të pavarur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *