Trajneri italian i Çelsit, Maurizio Sarri, fitoi trofeun e parë në jetën e tij, teksa blutë triumfuan ndaj Arsenalit mbrëmjen e djeshme në Ligën e Europës.
60-vjeçari i cili drejtoi Napolin 3 sezonet e fundit para se të vinte në Londër në verën e vitit 2018, nuk ia doli dot që të fitonte gjë me ekipin italian.
Pas fitores së mbrëmshme, Sarri, u filmua teksa shihte me admirim dhe habi medaljen në duart e tij duke fituar zemrat e tifozëve të pranishëm në stadium por edhe të atyre në rrjetet sociale.
Ai ia dedikoi medaljen edhe ekipit dhe tifozëve të Napolit, duke thënë se ishtë një mundësi për t’i falenderuar për mbështetjen e tyre.