Arrestohet kapiteni anijes që u përplas me një tjetër anije në lumin Danub në Budapest, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave.
“BBC” shkruan se shtetasi ukrainas i moshës 64-vjeçare po mbahet si i dyshuar për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.
Anija që po mbante turistë nga Korea e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes. Tashmë janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë.
Një hetim penal ka filluar për incidentin. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt.
Shtatë persona që janë shpëtuar vuajnë nga hipotermia, por janë në gjendje të qëndrueshme, tha një zëdhënës i ambulancës.
Ministri i jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-ëha, do të mbërrijë në Budapest të premten për një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj hungarez Péter Szijjártó.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi. Shumica e tyre ishin të moshës ndërmjet 40 dhe 50 vjeç, por grupi përfshinte gjithashtu një fëmijë gjashtëvjeçar dhe një burrë në 70-tat.